Çështja Brozi kalon kufijtë e Shqipërisë
Reagim ndërkombëtar rreth pavarësisë së pushtetit gjyqësor në Shqipëri
- Shqetësim i dukshëm i administratës amerikane - Këshilli i Europës do të dërgojë dy vëzhgues në Shqipëri - Federata Ndërkombëtare e Helsinkit i drejtohet ashpër ministrit shqiptar të Drejtësisë Lexoni në faqen 3 Kjo foto e publikuar në shtypin shqiptar është bërë ditën e parë të rrethimit policor të Gjykatës së Kasacionit, rrethim që e kanë parë të gjithë, përveç atyre që e urdhëruan dhe e realizuan atë. Sot rrethimi është bërë më i sofistikuar dhe policët nuk qëndrojnë më si ditën e parë. Ata janë zëvendësuar me të tjerë, në polici civile. Ne doni ta provoni këtë guxoni të shkoni të Gjykata e Kasacionit.
Tragjedi që akuzon
Editorial
- Kur njerëzit largohen nga atdheu me çdo kusht e me çdo mjet, kjo do të thotë se ata janë të zhgënjyer nga qeverisja.
Gjëma përsëri erdhi nga deti. Ende nuk dihet numri i saktë i të humburve në aksidentin tragjik, tepër tragjik që ndodhi në skafin plot me shqiptarë diku në Adriatik. Bëhet fjalë për 10 apo 15 të rinj që i përpinë valët e detit. Nuk është e para herë që ndodh kjo. Eksodet, ikjet masive nga vendi sidomos të të rinjve janë bashkudhëtare të këtyre viteve të tranzicionit. Ato flasin shumë. Ata tregojnë se njerëzit tanë duan të jetojnë ndryshe. Ato tregojnë se sa pa perspektivë janë në vendin e tyre. Megjithëse gjithë Vlora e jo vetëm ajo mba zia dhe kuja dëgjohet deri tej, qeveritarët tanë s’kanë veshë e sy. Shtypi zyrtar, në euforinë e vizitës së Presidentit Berisha në Amerikë, s’gjen vend as t’a japë këtë lajm të kobshëm. Përse ky qëndrim, jashtë të gjithë normave humane e traditave tona të mira? Dikush kujton se duke dhënë këtë lajm të zi i prishet atmosferë “festive” vizitës së kreut të shtetit. Dikush arsyeton tej, se këto ikje masive nga Shqipëria që nuk kanë reshtur asnjë ditë gjatë gjithë qeverisjes së PD-së janë një shuplakë e madhe për mënyrën e qeverisjes. Dhe lajmësit e të drejtës. Asnjë vend i botës sot nuk ka afër një të satanë e popullsisë refugjatë, të paligjshuar, pa klandestinë, pa asnjë të drejtë, si Shqipëria. A përfshihet kjo ndër “sukseset madhore” të reformës? Shtatori është si muaji i dasmave. Ato sjellin si fryt të tyre fëmijët. Të gjithë gëzohemi kur vjen një fëmijë në jetë, por hidhërimi është njëqindfish i madh kur këtë fëmijë e kërkon një jetë më të mirë a përpinë deti. Kufomat e viktimave të paidentifikuara tragjedisë së pardjeshme në Adriatik u prehen në morgun e Leçes. Sa familje shqiptare mendojnë se midis tyre është edhe kufoma e fëmijës së tyre? Megjithëse jemi një vend i vogël, askush nuk duhet të jetë i tepërt në Shqipëri. Janë llogari të liga politike përpjekjet për t’i paraqitur eksodet masive si shprehje e hapësirave demokratike ka arritur vendi dhe liritë e personit, në një kohë që kërkohet të mënjanohen njerëzit e pashpresë dhe të pa perspektivë. Ata janë shumë. Ja përse kjo tragjedi akuzon.
Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste dr. Servet Pëllumbi priti ambasadorin kinez
Dje zëvendëskryetari i partisë socialiste dr Servet Pëllumbi priti në selinë e partisë ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës zotin Tao Miao Fa, me kërkesë të këtij të fundit.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet politike në vend dhe situatën në rajon. Gjithashtu, u diskutua rreth mundësive për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Takimi u zhvillua në frymë miqësore. Zyra e shtypit dhe informacionit e Partisë Socialiste
“Konflikti i nervave”
Përpara opozitës rreshtohet me falangat e tij të shumta vetë shteti.
Por megjithatë nuk duket aspak i qetë, shfaqet shumë i tronditur, mjaft nervacuar, i papërmbajtur, në çdo çast i prirë ta degjenerojë luftën politike në gabime. Policia në dyert e Gjykatës së Kasacionit e tregon më së miri se nga autorët e luftës së nervave, ata po vetëndërrohen edhe në viktima të saj. Lexoni në faqen 2
Në Gjykatën e Apelit: Pafajësi për zëvendëskryeredaktorin e “Zërit të Popullit” Luan M. Rama
Ka përfunduar dje në mesditë në gjykatën e Apelit gjykimi i çështjes penale në ngarkim të zëvendëskryeredaktorit të gazetës “Zëri i Popullit” Luan M. Rama, pas ankesës së bërë nga ana e tij kundër vendimit të gjykatës së faktit Tiranë, e cila e pati shpallur fajtor në bazë të nenit 25 të Ligjit për Shtypin duke e dënuar me 100 mijë lekë të reja gjobë.
Trupi gjykues pasi dëgjoi relatoren e çështjes dhe pasi u njoh me relacionin e prokurorit depozituar me shkrim në dosjen gjyqësore ia dha fjalën avokatit të Luan M. Ramës zotit Muharrem Kushe i cili argumentoi juridikisht pafajësinë dhe pabazueshmërinë e akuzës së ngritur kundër tij, duke kërkuar në përfundim pafajësi për zëvendëskryeredaktorin e “Zërit të Popullit”. Trupi gjykues dëgjoi edhe vetë të pandehurin, i cili mbajti po atë qëndrim që ka mbajtur edhe në Gjykatën e Tiranës. Bazuar në materialet e dosjes gjyqësore dhe në qëndrimin e Luan M. Ramës dhe avokatit të tij përpara trupit gjykues, ky i fundit arriti në përfundimin se mungojnë elementët e veprës penale dhe për rrjedhojë e shpalli të pafajshëm zëvendëskryeredaktorin e gazetës “Zëri i Popullit”.
Berisha në Pentagon
MOTOROLA RS Lexoni në faqen 6